Drejtorëve të klinikave të QKUK-së tashmë iu ka skaduar kontrata e rregullt dhe shumica prej tyre janë duke mbajtur pozitën si ushtrues detyre.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, ka deklaruar se pas bisedimeve për disa ndryshime në statut, do të hapet edhe konkursi për këto pozita, shkruan Gazeta Shneta.
“Janë duke u zhvilluar bisedime në Bordin Drejtues, për të bërë disa plotësim-ndryshime në Statutin e Shskuk-së dhe tek pas ndryshimeve pritet të shpallet konkursi. Bashkë me Bordin Drejtues, në koordinim po mundohemi që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Sejdiu.
Përveç konkursit për drejtorë të klinikave, poashtu do të shpallet edhe ai për Drejtor të Përgjithshëm.
Ndryshimet në statut pritet të bëhen për decentralizimin e QKUK-së si njësi organizative dhe hapjen e pozitës së drejtorit.
QKUK-ja pritet të bëhet me drejtor i cili do të menaxhoj kryesisht me çështjet e shëndetësisë. /Gazeta Shneta/