Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të SHBA, Dr. Robert Redfield, ka deklaruar se ndejat në shtëpi private janë shndërruar në kërcënim për përhapjen e koronavirusit.
Pas rritjes së numrit të pacientëve të shtrirë në spitale, Redfield ka deklaruar se problemi nuk është tek hapësirat publike, por tek ato private, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Në sheshet publike ne po shohim një nivel më të lartë të respektimit të masave. Por ajo qe ne po e shohim si kërcënim në rritje tani është përhapja e infeksionit përmes ndejave të vogla nëpër shtëpi”, ka deklaruar ai.
Redfield e ka ngritur këtë shqetësim sidomos tani para festës së Ditës së Falënderimeve.
Amerikanët janë këshilluar që të mos e festojnë këtë ditë në ambiente të mbyllura, edhe nga profesori i mjekësisë në Universitetin “George Washington”. /Gazeta Shneta/