Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi, ka bërë huqje të madhe në anulimin e konkursit për punësimin e 210 profesionistëve shëndetësorë.
Miftaraj ka thënë se kthimi i ligjshmërisë në institucione duhet të mbetet udhërrëfyes për çdo ministër apo sekretar, por vendimet duhet të jenë të bauzuara në ligj dhe procedura, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bere huqje te madhe ne bazen ligjore lidhur me anulimin e ketij konkursi. Referenca ne Rregulloren 2001/19 eshte gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk eshte ne fuqi dhe ska vend ne bazen ligjore te vendimit”, ka shkruar Miftaraj.
Para dy ditësh Bardiqi anuloi konkursin për punësimin e përkohshëm të 210 mjekëve dhe infermierëve.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Miftarajt: