Drejtori i Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli, e ka dërguar në Komision Disiplinor teknikun Fisnik Thaçi i cili e publikoi një video ku shihej dera e dëmtuar.
Thaçi publikoi një video para disa ditësh ku tregoi kushtet e rënda në të cilat punojnë, me dyer të dëmtuara që nuk mbyllen në dhomën e rëntgenit duke u ekspozuar kështu ndaj rrezatimit, shkruan Gazeta Shneta.
Tekniku shihej duke mbyllur derën me një konop, pasi doreza ishte dëmtuar vetëm disa muaj pas renovimeve që kanë ndodhur në këtë klinikë.
Me një kërkesë të cilën ua ka drejtuar drejtorit të SHSKUK-së dhe ministrit Armend Zemaj, Gjikolli ka kërkuar të merren masa ndaj teknikut duke deklaruar se ai ka publikuar informacione të brendshme të institucionit ku punon.
Në fakt tekniku Fisnik Thaçi në rolin e sinjalizuesit i cili mbrohet edhe me Ligjin për Sinjalizuesit, ka publikuar një dëmtim që ka ndodhur në këtë klinikë, për të cilin menaxhmenti është në dijeni por nuk ka ndërmarr asgjë duke lejuar rrezikimin e shëndetit të punëtorëve të klinikës. /Gazeta Shneta/
Ne vitin 1998 nese kemi thirre “Kosova Republike”, pushteti serb na ka fut ne burg. Ne ate kohe derisa lufta zhvillohej…
Posted by Fisnik Thaqi on Wednesday, October 28, 2020