Drejtori i Klinikës së ORL-së, Hajdin Thaçi, ka takuar sot presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.
Mjeku i QKUK-së bashkë me familjen e tij kanë takuar presidentin, të cilin duket se e kanë të afërt edhe nga prejardhja. “Takim me Presidentin e Republikës se Kosovës , zotëri Hashim Thaqin”, ka shkruar ai nw Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Por kjo vizitë e otorinolaringologut te presidenti Thaçi vjen pasi mjeku kritikoi ashpër menaxhmentin e QKUK-së. Ai tha se drejtori i SHSKUK-së po investon me pajisje vetëm në klinikat për të cilat ka simpati, duke u ankuar kështu për mungesë të blerjes së aparaturave për ORL-në.
“Secili drejtor që vjen në QKUK, ai ia jep mundësinë shumë më tepër klinikës nga e cila ka ardhur për ta kompletuar me instrumentarium dhe me pajisje. Janë 37 klinika dhe nëse ne jemi në simpatinë e drejtorit ekzekutiv mundemi të pajisemi me diçka. Prej vitit 2007 është premtuar decentralizimi, i cili do të thotë që secila Klinikë të ketë një pavarësi në vete, duke e gëzuar një lloj buxheti. Derisa është premtuar decentralizimi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mjerisht ka ndodhur ajo që quhet centralizim i çeliktë, ku një njeri gëzon të gjitha mjetet dhe vendos nga t’i dërgojë ato mjete, duke mos pasur parasysh shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe të të rriturve”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e tij u demantua nga menaxhmenti i SHSKUK-së, të cilët deklaruan se kanë blerë katër pajisje për këtë klinikë.
“2 aspiratorë kirurgjik, 1 Electrosurgical Unit ëith trolley, 1 Timpanometer. Është në procedurë të nënshkrimit të kontratës pajisja në vlerë prej 100 000 euro, pra pajisja FESS”, thuhej në deklaratën e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/