Gjatë ditës së sotme ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, kanë përuruar ambulancat specialistike të Klinikës së ORL-së dhe Klinikës së Syve.
Në përurim ka marr pjesë drejtori i ORL-së Dr. Hajdin Thaqi, por ka munguar drejtori i Oftalmos Dr. Adem Miftari, shkruan Gazeta Shneta.
Miftari në një deklaratë për Gazetën ka thënë se gjendet në një trajnim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ka thënë se ka qenë i njoftuar për përurimin, por nuk ka mundur të vij personalisht andaj ka angazhuar ndihmësin e tij.
Gjithsesi në prezantimin e dhomave të Oftalmos ka marr pjesë drejtori i ORL-së Dr. Hajdin Thaqi. Në prononcimin për media ai i ka dedikuar merita kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për siç ka thënë, mbajtjen e premtimeve për investime në shëndetësi.
Thaqi duket të jetë i afërt me krerët e PDK-së. Ai më herët pati postuar fotografi në profilin e tij në Facebook edhe me ish-kryetarin e PDK-së tani presidentin e Kosovës Hashim Thaqi. /Gazeta Shneta/