Drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi, ka apeluar qytetarët që në rast nevoje për koronavirusin të thërrasin numrin 194.
Gashi ka thënë se 194 është pa pagesë ku qytetarët mund të drejtohen nëse kanë shqetësime për koroanvirusin, por ka bërë thirrje që të shfrytëzohet racionalisht pasi kapacitetet janë të kufizuara, shkruan Gazeta Shneta.
“194 – është numri pa pagesë ku qytetarët e Prishtinës mund të thërrasin, në rast se kanë nevojë të këshillohen për simptomat apo gjendjen e tyre lidhur me Coronavirusin. I njejti numër , 194 shfrytëzohet edhe për thirrjet emergjente”.
“Ju lusim që këtë mundësi të e shfrytëzojnë racionalisht, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin! Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Gazeta Shneta/
Urgjenca e Prishtinës e gatshme t’iu përgjigjet thirrjeve të qytetarëve