Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dreshaj: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës, mjaft më eksperimente

Lajme 14/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
shemsedin dreshaj
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për media, ku numëroi dështimet e qeverisë Kurti në sistemin e shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Dreshaj e ka quajtur Ministrinë e Shëndetësisë, ministri të eksperimenteve, ku si pasojë e kësaj gjendje kemi largim të profesionistëve dhe shumë dështime të tjera.

“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Dreshaj dha disa argumente për gjendjen siç e quajti të rëndë në shëndetësi.

“Ministria e Shëndetësisë në Qeverisjen Kurti ka qenë Ministri e Eksperimenteve, ku për disa herë radhazi u ndërruan Ministrat, u ndërruan shefat e reparteve e madje kishte raste ku këto pozita mbetën boshë për muaj të tërë pa udhëheqës, duke bërë që të pësojnë qytetarët dhe shëndeti i tyre. Nuk menaxhohet shëndetësia me UD të pa përvojë dhe të padëshmuar”, tha Dreshaj.

“Pakënaqësitë deri më sot ishin të shumët. Dje, mjekët në specializim të cilët janë forca shtytëse e Shëndetësisë dhe puntorët e administratës protestuan për padrejtësitë e bëra në ligjin e Pagave.

Është penguese në organizim të punës dhe diskrimunese mos pagesa e kujdestarive dhe mos stimulimi për rrezikshmëri. Disa herë si AAK Qeverisjes Kurti i është tërhequr vërejtja si në Parlament ashtu edhe në Komisione, për këtë diskriminim i cili dje rezultoi për këtë protestë”, tha tutje Dreshaj.

Artikulli paraprakNë tre vjetorin e pandemisë Dr. Krasniqi falënderon infektologët Lindita Berisha e Sali Ahmeti
Artikulli i rradhës 35 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.