Droga dhe pijet alkoolike të lidhura ngushtë me notat e ulëta në shkollë

2017-03-09 në ora 08:44

Studentët e universitetit të cilët kanë rënie në nota duhet ta lënë anash alkoolin dhe marihuanën. Një studim i kryer e lidh përdorimin e të dy substancave me nota të ulëta.

Abuzimi me substanca narkotike ka kohë që ka qenë i ndërlidhur me arritje të dobëta, shkallë më të ulëta të diplomimit dhe probleme për të gjetur dhe mbajtur një vend të punës, shkruan PLoS ONE, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i tanishëm po shikon më afër në notën mesatare, ndryshe të njohur si GPA, tek studentët dhe nxënësit në Shtetet e Bashkuara që fillojnë shkollimin me potencial të lartë akademik, por përdorin sasi të ndryshme të alkoolit dhe marihuanës.

Në krahasim me të rinjtë që nuk përdorin substanca narkotike, studentët që konsumojnë alkool në sasi të mëdha, por nuk konsumojnë marihuanë, kanë nota më të dobëta në semestrin e parë të shkollimit mirëpo në fund e ngrisin notën mesatare. Ky krahasim duket më i tmerrshëm kur i krahasojmë përdoruesit e marihuanës dhe alkoolit – këta student nisin me notë mesatare më të ulët se sa moshatarët e tyre esëll dhe vazhdojnë ta zbresin atë.

“Ne jemi çuditur kur studentët që konsumojnë sasi të konsiderueshme të alkoolit, por sasi të vogla të marihuanës, nuk kanë pasur zbritje të notës mestare,” tha udhëheqësi i studimit, autori Shashwath Meda nga Olin Neuropsychiatry Research Center and Hartford Hospital ne Konektikët.

“Ata të cilët përdornin sasi të moderuara të drogave në periudhën e studimeve ishin të zotë të këndelleshin dhe të keni performancë akademike të kënaqshme,” shtoi Meda.

Si alkooli, ashtu edhe marihuana mund ta dëmtojnë memorien, vëmendjen, funksionet ekzekutive dhe shkathtësinë për të dalluar ndryshimet vizuale dhe hapësinore të objekteve. Kjo mund t’i bëjë studentët më pak efecient në studim dhe marrje të informatave në klasë, thekson PLos ONE, transmeton Gazeta Shneta.

Ata ekzaminuan të dhëna nga pyetësorët për përdorim mujor të alkoolit dhe marihuanës, pyetësorë të cilët janë plotësuar nga 1,142 studentë gjatë katër semestrave, duke filluar nga studentët e vitit të parë. Këta pyetësorë kanë pyetur se sa ditë në muajin e kaluar këta student kanë konsumuar marihuanë dhe alkoool, si dhe numri I pijeve që ata kanë konsumuar në këto raste.

Ata i ndanë studentët në tri grupe: të rinjtë që përdorin fare apo pak alkool ose marihuanë; të rinjtë të konsumonin shume alkool, por jo aq shumë marihuanë; të rinjtë që përdornin sasi të mëdha të të dy substancave.

Studiuesit morën të dhëna për notën mesatare për çdo student nga rezultatet e testit SAT që përdoret për pranim të studentëve ne universitet.

“Të tri grupet nuk kishin dallime të mëdha në rezultatet e testit SAT në fillim të studimeve,” tha Wayne Hall nga Center for Youth Substance Abuse Research nga Universitetin e Kuinsland në Australi.

“Kjo e bënë më pak të mundur që studentët me kapacitet intelektual të përfshihen në përdorimin e tepërt të pijeve alkoolike dhe marihuanës,” tha Hall.

Në semestrin e parë, shumica e studentëve të grupit të parë kishin notë mesatare (GPA) 3.1 dhe konsumuesit e alkoolit 3.03, statistikisht një diferencë e rëndësishme edhe pse të dy mesataret janë ekuivalente me notën B. Kjo për shkak se jo secili universitet i përdor proceset e njëjta të notimit.

Konsumuesit e alkoolit dhe marihuanës në sasi të mëdha kishin notë mesatare 2.66 e cila është B- ose C+. Studentët të cilët përgjatë studimeve nuk konsumuan më marihuanë, patën ngritje të notave me kalimin e kohës ne krahasim me ata të cilët vazhduan të konsumojnë sasi të mëdha të këtyre substancave.

Limitimet në këtë studim janë shfaqur si pasojë e mungesës së të dhënave në notën mesatare përfundimtare dhe shkallës së diplomimit, cekin autorët. Studimi gjithashtu nuk i ka ekzaminuar vështirësitë e lëndëve që studentët i zgjedhin, gjë që mund të ndikojë në notën mesatare.

Prapë se prapë, të gjeturat sugjerojnë se limitimi i përdorimit të substancave narkotike në semestrin e parë mund të ndikojë në sukses më të madh tek studentët, konkludon studimi.

“Për shumë student, arritjet e larta përgjatë dy semestrave të parë në universitet i aftëson ata dhe ju jep vetbesim që shtyn përpara perfomancën e tyre në vitet e fundit të universitetit,” tha Dr. Mark Olfson, një hulumtues i psikiatrisë në Universitetin e Kolumbisë në New York.

“Hulumtimet e bëjnë të qartë që risku i arritjeve akademike tek studentët është kombinimi i përdorimit të tepruar të alkoolit dhe marihuanës,” tha Olfson.”Prindërit duhet enkurajuar që të kenë biseda të hapura për alkoolin dhe marihuanës para se të vije koha që ata të shkojnë në universitet.” /Gazeta Shneta/