“Dua t’ia jap veshkën vajzës, por s’kam të holla për operim” (Video)

2017-02-27 në ora 08:40

Në mesin e dy mysafirëve këngëtarë në emisionin n’Kosovë erdhi një mysafire e paftuar.

Halli i saj ishte se nuk po mund t’i mbledh të hollat për ta shëruar vajzën e saj 13 vjeçare e cila është e sëmurë nga veshkat, shkruan lajmi.net

Zonja, është e gatshme t’ia jap veshkën e saj por shuma e cila kërkohet kap shifrën 40 mijë euro.

Ajo thotë se tashmë janë siguruar diku rreth 10 mijë euro por më shumë nuk ekziston mundësia të mblidhen.

Këtë pjesë të emisionit mund ta ndiqni në fund të minutazhës 1:23.

Operacioni do të kryhet në Tiranë në një spital amerikan ndërsa për ta ndihmuar Medina Bellopojën ky është numri i gjirollogarisë:

1707013500950152