Duhanpirësit kanë 14 herë më shumë gjasa të infeksohen nga koronavirusi, kanë paraljmëruar ekspertët.
Public Health England (PHE) thotë se pirja e cigareve gjithashtu mund t’i vë anëtarët e familjes në rrezik më të madh të Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Profesori John Newton, drejtor në PHE, tha se kurrë nuk ka pasur një kohë më të rëndësishme për të ndaluar pirjen e duhanit, jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe për të mbrojtur ata që janë rreth jush.
Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes dhe Covid-19 sulmon sistemin e frymëmarrjes, thonë zyrtarët e shëndetësisë.
Ata gjithashtu tregojnë për një studim nga Kina që zbulon se duhanpirësit me Covid-19 kanë 14 herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë.
Studimi shqyrtoi faktorët që çuan në përparimin e pneumonisë Covid-19 në pacientët në tre spitale në Wuhan, Kinë – ku rastet e para të koronavirusit u zbuluan në fund të vitit të kaluar.
Pirja e duhanit ishte ndër faktorët që u identifikua nga studimi i cili u zhvillua midis 30 dhjetorit dhe 15 janarit.
Mosha, temperatura maksimale e trupit gjatë pranimit dhe dështimi i frymëmarrjes ishin ndër faktorët e tjerë të dukshëm, sipas studimit.
Këto rezultate mund të përdoren për të rritur më tej aftësinë e menaxhimit të pneumonisë Covid-19.
Është raportuar se më shumë se 3.300 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Kinë. /GazetaShneta/