Në lidhje me këshillën e një pediatri rekomanduar një nëne nga Kosova se bebet nuk duhet ushqyer me gji prej orës 11 në mbrëmje e deri në 6 të mëngjesit, Ismail Lutolli, pediatër, ka lëshuar kritika të ashpra, duke e cilësuar këshillën si “magjike”.
Më tutje, Lutolli ka ofruar edhe disa këshilla në lidhje me rastin e nënës, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë, shkruan Gazeta Shneta.
Lexoni postimin e plotë:
“Pershendetje ,
po ceshte kjo keshille “magjike ” …..?
– po ceshte ky guxim ti preferohet bebit 4 muajsh te mos pije nga ora 23 deri ne oren 6 h ?
– Po si ka guxim nje mjek te propozoj kete keshille “magjike” e cila do te ndikoj ne keqesimin e gjendjes dhe gjithashtu do e humbas procesin e gjidhenjes si mundesine me te vlefshme per rritje dhe zhvillim nornmal te bebit tuaj.??
Kjo eshte keshilla me e demshme qe mund te te jete ofruar nga nje mjek.(kuptohet nese te eshte thene ne kete forme siq po e sjelle te ne)
Asgje nuk do te zgjidhesh me kete keshille perpos qe gjendja do shkoj duke u acaruar edhe me tej.
Do e zgjosh patjeter cdo 2.5 ore dhe do i japesh per te pire gjate nates.
Arsyet perse qan mund te jene te shumta dhe kjo ska lidhje fare me ate qe qumeshti eshte duke e munduar.
Nuk e kam princip te propozoj dic te tille por megjithate po ja u them ,keshillohuni me nje pediater tjeter per kete ceshtje,
Duhet fokusuar ne disa probleme
– gjendje anemike
– refluksi gastroezofageal
– probleme te traktit te siperm respirator
– probleme te colicave abdominale
– probleme te sistemit endokrin (edhe pse shume rralle)
– probleme digjestive
– probleme me alergji te mundshme
Pediatri qe merr persiper te ju ofroje ndihme le te fokusohet ne keto pika dhe do e gjej arsyen perse bebi juaj qane tere naten dhe nuk rehatohet diten.
Eshte teresisht e sigurt qe mund te gjindet shkaku dhe gjendja te permisohet ,kuptohet pa pasur nevoj te nderpreshe gjidhenjen per asnje moment.
Dr.Ismail Lutolli.”