Hulumtimet tregojnë se foshnjat në fakt nuk kanë nevojë të lahen çdo ditë.
Qendra Kombëtare e SHBA për Bioteknologji thotë se pasi që lëkura e fëmijëve është më delikate, është më shumë e prirur për irritimin dhe alergjinë e kontaktit të dermatit.
Kjo është arsyeja që mjekët rekomandojnë t’i bëni banjë fëmijës tuaj vetëm tre herë në javë në vitin e parë.
“Kur foshnjat bëjnë banjë me një pastrues të lëngshëm, duhet të zgjidhet një i butë që nuk ndryshon pH-në normale të sipërfaqes së lëkurës ose shkakton irritim ndaj lëkurës apo syve.”, tregon një raport tjetër.
Fëmijët nga 6 vjeç e më shumë
Akademia Amerikane e Dermatologjisë thotë se fëmijët mbi gjashtë vjeç duhet të lahen një herë ose dy herë në javë, me kusht që të mos kenë kushte të caktuara të lëkurës.
Studime të shumta gjithashtu tregojnë se një fëmijë i pistë mund të jetë në fakt shumë i shëndetshëm./Gazeta Shneta/