Duhet ta lexoni! Fjalët prekëse të një prindi ndaj fëmijës

2017-07-12 në ora 14:20

Nëse një ditë do më shohësh plak, nëse bëhem pis kur ha, apo nuk arrij dot të vishem, ki durim!

Kujto kohën që kam kaluar për të të mësuar.

Nëse kur flas me ty të përsëris gjithmonë të njëjtat fjalë, mos më ndërprit, dëgjomë! Kur ishe i vogël duhet të të tregoja çdo natë të njëjtën përrallë që ti të flije.

Kur nuk dua të lahem, mos më bërtit! Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.

Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, ki durim dhe më ndihmo! Mos më shih me atë buzëqeshje ironike, por kujto se sa kohë mu desh të të mësoja ABC-në e parë.

Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qënë pranë teje gjithmonë.

Kur këmbët e mia mos të më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha barrë për ty, më ndihmo siç bëja unë kur ti ishe i vogël.

Kur them që dua të vdes, mos u mërzit, një ditë do ta kuptosh se çfarë më shtynte ta thoja. Do ta kuptosh në në moshën time nuk jetohet, por mbijetohet. Një ditë do ta kuptosh se pavarësisht gabimeve të mija, kam kërkuar më të mirën për ty. Gjithmonë jam munduar të të ndihmoj, më jep pak kohë, më jep durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj, ashtu siç bëje ti i vogël kur të humbiste lodra në rrugë.

Më ndihmo të ec, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim, në këmbim unë do të të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e PAFUNDME që kam gjithnjë për ty.

Babi të do shumë dhe do të lutem gjithmonë për ty. Ti je gjaku im!