Askujt nuk i pëlqen të sëmuret. Por, për një nënë të re është edhe më problematike pasi duhet të ushqeni me gji vogëlushin e saj.
Sipas ekspertëve, është e sigurt për të ushqyer fëmijët gjatë etheve, transmeton Gazeta Shneta.
Shanset që ju të kaloni ethet tek fëmija juaj gjatë ushqyerjes me gji janë shumë të rralla. Në fakt, qumështi juaj i gjirit mbart antitrupa që trupi juaj po i bën për të luftuar infeksionin. Të njëjtat antitrupa mund të ndihmojnë gjithashtu foshnjën tuaj.
Në fakt, shanset që bebja juaj të infektohet nga ju janë më shumë sesa të infektohen nga qumështi i gjirit.
Ilaçet gjatë gjidhënies
Ashtu si në shtatzaninë tuaj, duhet të keni kujdes edhe për ilaçet që merrni. Thuhet se Paracetamoli dhe Ibuprofeni janë zakonisht të sigurt por nuk duhet të merrni Ibuprofen nëse keni astmë ose ulçerë.
Pra, përveç nëse ju është thënë në mënyrë specifike të mos ushqeni me gji fëmijën, vazhdoni ta bëni atë. Mos ushqyerja me gji mund të çojë në gji të plotë, të cilat mund të shkaktojnë mastitë dhe përkeqësojnë ethet tuaja.
Masat paraprake për të zvogëluar rrezikun e kalimit të etheve tek fëmija
Lani ose pastroni shpesh duar, veçanërisht para se të ushqeni foshnjën tuaj
Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes
Mos e prekni biberonin e foshnjës tuaj. /GazetaShneta/