Dhënia gji foshnjës derisa nëna vuan nga gripi jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës.
Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.
“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.