Nëse jeni shqetësuar se bebja në barkun tuaj nuk ka lëvizur fare gjatë ditës së sotme, atëherë me siguri nuk keni qenë të koncentruara sa duhet për t’i dëgjuar lëvizjet.
Rekomandohet që për ta vënë në lëvizjet beben tuaj, atëherë duhet të hani një vakt ushqim, të uleni dhe të pushoni. Foshnjat nganjëherë bien në gjumë gjatë kohës kur ju jeni në lëvizje dhe zgjohen në momentin kur ju shtriheni për të pushuar, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Merrni një pije të ftohtë pasi foshnja mund të ndjejë ndryshimin e temperaturës dhe përpiqet që të largohet nga ajo. Bëni disa zhurma, goditeni derën ose lëshoni muzikë, dhe prini përgjigjen e saj.
Mjekët nuk kanë një përgjigje se sa lëvizje mund t’i bëjë foshnja brenda një dite. /Gazeta Shneta/