A duhet të udhëtojnë me makinën gratë shtatzënë, ja çfarë thonë mjekët

2017-04-03 në ora 17:07

Shtatzënia është një moment mjaft delikat si për nën ashtu edhe për beben, prandaj këshillohet që të bëhet shumë kujdes gjatë kësaj periudhe.

Por a ndikon udhëtimi me makinë gjatë shtatzënisë për shëndetin e bebes? Mjekët thonë absolutisht jo.

Madje këshillohet që gratë shtatzëna të lëvizin sa më shumë me makinë, duke udhëtuar në drejtim të malit apo të plazheve, pasi aty ajri është më i pasur se në zonat urbane dhe të mbipopulluara.

Gjithashtu këshillohet që femrat duhet të bëjnë shumë kujdes me rripin e sigurimit, ai duhet vendosur nën bark dhe jo mbi të, pasi në këtë mënyrë do të komplikonte shëndetin e bebes.

Ndërkohë për gratë shtatzënë rekomandohet gjithashtu udhëtimi me tren, pasi ai është gjithmonë më komod, sepse në çdo çast mund të çohet në këmbë dhe të shëtisë, gjithashtu do të ndihet edhe më rehat nëse merr trenin e fjetjes. /Gazeta Shneta/