Foshnjat dëshirojnë t’i puthin të gjithë, kjo është e vërtetë. Gjithashtu të mos harrojmë se era e të porsalindurve është gjithashtu e parezistueshme.
Si prindër të rinj, ne priremi të kujdesemi për çdo gjë të vogël që mundemi. Sidoqoftë, në vend se të shqetësoheni për objektet që rrethojnë ose mikrobet, ekziston diçka tjetër, për të cilën prindrit duhet të kenë kujdes, të huajt që puthin foshnjat e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Nga çfarë rrezikohet foshnja juaj kur puthet nga njerëz të tjerë
Shumë njerëz mbajnë virusin HPV të tipit 1 ose virusin herpes oral dhe madje nuk dinë asgjë për këtë. Pra, ata mund të transferojnë pa njohuri virusin tek fëmija juaj.
Meqenëse virusi HPV 1 është shumë ngjitës, ai mund të kalohet përmes puthjes dhe mund të sulmojë mëlçinë, mushkëritë, sytë, buzët, lëkurën dhe madje edhe trurin e foshnjës.
Për më tepër, nëse trajtimi nuk ofrohet menjëherë, infeksioni mund të bëhet fatal.
Këshilla për prindër
Ndërsa infeksioni HPV tip 1 është i rrallë, është gjithmonë më mirë të jesh i sigurt. Ju gjithashtu duhet të zbatoni një rregull që të mos i leni të tjerët t’i puthin ato. /GazetaShneta/