Të ushqyerit me gji nënkupton heqje dorë nga shumë gjëra, kryesisht nga produktet kozmetike. E një ndër to është edhe ngjyra e flokëve, e cila sipas ekspertëve, cenon jetën e foshnjës.
Ngjyrat përmbajnë kimikate, të cilat mund të jenë të dëmshme si për foshnjën, ashtu edhe për rrënjën e flokëve, transmeton portali Per Nenat.
Ekspertët këshillojnë të gjitha gratë që janë shtatzënë:
“Lyerja e flokëve absolutisht që duhet të shmanget veçanërisht në tremujorin e parë”.
Por kur ushqen fëmijën me gji?
Shmangni lyerjen e flokëve gjatë tre muajve të parë të dhënies së gjirit.
Përdorni ngjyra natyrale pa nikel, amoniak ose substanca të tjera të dëmshme.
Perdorni shampo me ngjyrë edhe pse nuk zgjasin shumë në kohë.
Mos harroni që gjatë shtatzanisë flokët reagojnë në një mënyrë tjetër ndaj çdo trajtimi.
Gjithmonë kërkoni këshilla nga njerëz që keni besim.