Duhet t’u ruhemi këtyre pasojave që mediat sociale kanë mbi ne!

2017-03-22 në ora 15:08

Redukton ndërveprimin mes personave

Jo vetëm që kaloni më pak kohë cilësore me njerëzit që janë fizikisht të pranishëm në jetën tuaj, por ata shumë shpejt do të mërziten me ju, kur ju t’i kushtoni më shumë vëmendje një pajisjeje elektronike, se sa atyre. Me kalimin e kohës, do të duan që të pushojnë së shoqëruari me ju.

Rrit në mënyrë drastike dëshirën tënde për vëmendje

Postimi i statuseve të paqartë në Facebook për të rrëmbyer vëmendjen e të tjerëve mund të shndërrohet lehtsisht në një zakon të keq për njerëzit që përdorin shpesh mediat sociale. Konkurrenca e pafundme për pëlqime dhe njoftime mund të të konsumojë.

Të shpërqendron nga objektivat e jetës

Është aq e lehtë të zhytesh në atë që po ndodh në mediat sociale, saqë njerëzit do të neglizhojnë objektivat e jetës së tyre reale. Në vend që të synojnë punën e ëndrrave duke fituar aftësi të shumta njerëzit, sidomos të rinjtë, kanë prirjen të kërkojnë famën në internet.

Rrit rrezikun për depresion

Sipas studimeve të fundit sa më shumë që njerëzit përdorin mediat sociale, aq më shumë ndjenja negative përjetojnë, duke përfshirë edhe depresionin. Mund të jetë sidomos e dëmshme për njerëz që janë diagnostikuar më parë me depresion. Nëse fillon të ndihesh me humor të keq në mënyrë të përsëritur, ndoshta është koha për një shkëputje nga media sociale.

Marrëdhëniet ka më shumë gjasa të dështojnë

Nuk vjen asgjë e mirë nga shfaqet e xhelozisë në internet dhe spiunimi. Mund të duket si zgjedhje e lehtë kur vjen fjala tek marrëdhëniet, por në të vërtetë shkakton më shumë dëme. Në fakt, studimet tregojnë se sa më shumë një person përdor Facebookun, aq më shumë gjasa do të ketë që të monitorojë partnerin, gjë që shkakton grindje dhe ndarje.

Përdorimi i tepruar i mediave sociale frenon krijueshmërinë

Media sociale është mënyra më e kollajtë për të frenuar, apo vrarë, procesin krijues. Lundrimi në faqe mediash sociale, sidomos Tumblr ka një efekt trullosës që ngjan me atë kur sheh televizion pa e patur mendjen. Nëse dëshiron të jesh produktiv, mbylli këta aplikacione.

Kërcënimet online janë të shpeshtë

Njerëzit ndihen shumë rehat në internet dhe thonë gjëra që normalisht nuk do i thonin në jetën reale. Nëse nuk je njeri që thua gjëra të tmerrshme, është e pashmangshme që me kalimin e kohës të ekspozohesh ndaj tyre. Dhe sikur të jesh një njeri që flet pisët? Mos e bëj! Nuk je aq anonim sa mendon.

Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerë në internet të bën më të mjerueshëm

Personi digjital që njerëzit shfaqin në Facebook është shpesh herë shumë më i ndryshëm nga personi i vërtetë në jetën reale. Pas pak kohësh mund të të duket sikur i njeh mirë të njohurit të internet, duke krijuar në fakt një hendek social. Përpiqu të mos harrosh që të gjithë janë po aq humanë sa edhe ti.

Humbje gjumi

Drita që lëshojnë ekrane të ndryshëm elektronikë e bëjnë mendjen tënde të “mendojë” se nuk ka ardhur ende koha e gjumit. Edhe pa komplikime shtesë, e kemi të vështirë të kemi gjumin e nevojshëm gjatë natës. Ndoshta është më mirë të mos e mbash me vete telefonin gjatë natës.

Mungesë privatësie

Në këtë moment të kohës është e qartë që privatësia dhe interneti nuk shkojnë shumë mirë, sidomos po të kemi parasysh ruajtjen (dhe shitjen) e të dhënave të tuaja prej mediave sociale. Nëse poston çdo mendim që të vjen në mendje, mundet që në të ardhmen ai të rikthehet e të të përndjekë. /bota.al