Dy infermiere nga Spitali i Beratit janë prekur nga sëmundja e fruthit, përderisa po i ofronin trajtim mjekësor një pacienti 24-vjeçar, i prekur nga e njëjta sëmundje.
Lajmin e ka bërë të ditur mjekja infeksioniste, Elena Xhaxho, derisa ka thënë se të dy infermieret janë izoluar dhe po mjekohen.
Ajo gjithashtu konfirmoi se në Spitaln e Beratit janë duke marrë trajtim 7 raste me fruth./Panorama/