Pas reshjeve të mëdha atmosferike dy klinikat, Klinika e Syve dhe Otorinolaringologjisë, janë vërshuar nga uji.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar përmes një reagimi ka bërë të qartë se shërbimet shëndetësore në këto dy klinika nuk janë pezulluar.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.