Si prind, ju jeni audienca e parë e fëmijëve tuaj. Jeni hapësira e tyre e sigurt dhe më e besueshme. E kjo po që arrihet përmes bisedave që ju i zhvilloni me ata për t’i përmirësuar aftësitë e tyre. Por, e tërë kjo si mund të arrihet?
Fillimisht, është e rëndësishme të dëgjoni fëmijën tuaj.
Dëgjimi i fëmijës tuaj është i rëndësishëm sepse përmirëson marrëdhënien tuaj dhe e mëson fëmijën tuaj se ajo që ai ose ajo ka për të thënë ka vlerë. Si një dëgjues i mirë, ju mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë ndjenjat e tyre për përvojat e tyre shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, cilat janë efektet e mos-dëgjimit të fëmijës?
Mungesa e vëmendjes dhe durimit për t’a dëgjuar fëmijën tuaj mund të sjell ndikime tek ai.
Në këtë rast, ju përcjellni mesazhin se fëmija juaj nuk është prioritet ose nuk jeni të interesuar për t’a dëgjuar atë.
E kjo, po që mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj me fëmijën, duke shmangur bisedat e diskutimet atëherë kur ata kanë nevojë për ju.
Në një nivel më të thellë, duke u treguar vazhdimisht fëmijëve tuaj se nuk jeni të interesuar për për t’i dëgjuar mund të ndikojë në vetëvlerësimin e tyre.
Për të promovuar një diskutim dhe për të ndier fëmijën tuaj me vlerë, atëherë ju si prindër duhet të gjeni kohë për fëmijën tuaj dhe të zhvilloni biseda e diskutime me të, duke i’a bërë me dije fëmijës se ju jeni aty saherë që ai ka nevojë për ju. /Gazeta Shneta/