Infeksionet e veshit janë ndër arsyjet më të zakonshme tek fëmijët.
Hulumtimet kanë treguar se rreth 75% e fëmijëve do të kalojnë në një infeksion të veshit para se të mbushin 3 vjet shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Zakonisht, infeksionet e veshit kanë trajtim dhe menaxhohen lehtë.
Në shumë raste, një infeksion në vesh fillon me një ftohje apo grip.Kjo shënon një rritje të mukusit në sinus dhe kalim të ngadaltë të lëngut përmes tubave eustachian.
Dy nga shkaqet e infeksionit janë:
1.Roli i tubave eustachian
Këta tuba lidhin veshin e mesëm me pjesën e pasme të fytit dhe roli i tyre është rregullues i presionit të ajrin.Një infeksion apo alergji mund të bllokojë këta tuba dhe në këtë mënyrë bëhet grumbullimi i lëngjeve në veshin e mësëm.Një infeksion i veshit mund të ndodhë nëse këto lëngje infektohen nga bakteret.
2.Roli i Adenoideve
Adenoidet luajnë rol në aktivitetin e sistemit imunitar dhe reagojnë ndaj viruseve apo baktereve që kalojnë.Në raste të tilla, bakteret bllokojnë adenoidet dhe kjo çon në inflamacion të tubave eustachian dhe të veshit të mesëm./GazetaShneta/