Specializantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë përfshirë në listat për përfitim të pagave shtesë.
Për këtë arsye mjekët e rinj kanë mbajtur dy protesta për realizimin e kërkesës së tyre për përfshirje në këtë listë, shkruan Gazeta Shneta.
Protestën e dytë ata e kanë mbajtur gjatë ditës së djeshme para Ministrisë së Shëndetësisë, ku janë pritur në një takim edhe nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Një prej specializantëve i ka thënë Gazetës se ministri nuk iu ka dhënë premtim se kërkesa e tyre do të realizohet. Specializantët po kërkojnë nga 300 euro shtesë sikurse punëtorët tjerë shëndetësorë, pasi kanë punuar gjatë pandemisë. /Gazeta Shneta/