Kanë vdekur dy, dhe 427 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 5881 teste, 427 prej tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Fatkeqësisht dy pacientë të sëmurë kanë ndërruar jetë nga Covidi, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i rasteve aktive me këtë sëmundje ka arritur në 2811.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë administruar 3541 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/