Dy të vrarët në një kafe në Zvicër janë shqiptarë (Foto)

2017-03-10 në ora 11:26

Në Cafe 56 në Bazel, mbrëmë u vranë dy meshkuj dhe një u plagos rëndë. Portali zviceran 20minuten, raporton se kjo kafe frekuentohet nga shqiptarët, dhe të dy viktimat janë të këtij nacionaliteti.

Vrasja e mbrëmshme që ka ndodhur rreth orës 20:00, sipas prokurorit të rastit në Bazel, është kryer nga dy persona që kanë hyrë në Cafe 56, kanë qëlluar disa herë dhe janë larguar, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë rast, janë vrarë dy meshkuj, dhe një është plagosur rëndë. Të vrarët raportohet të jenë shqiptarë, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeç. Ndërsa, viktima e tretë që ka marrë plagë të rënda, është një 24 vjeçar, që nuk ka nacionalitet shqiptar.

a

Autorët e vrasjes

Autorët e krimit ende vazhdojnë të jenë në arrati, dhe sipas përshkrimit të policisë ata janë dy meshkuj të moshës 30 deri në 40 vjeç. Ata në bazë të dëshmitarëve duhet të jenë rreth 175 centimetra të gjatë dhe kanë flokë të zeza.

Ata raportohet të kenë pasur rroba me ngjyra të mbyllëta, dhe në bazë të disa referencave dyshohet të jenë nga Evropa Lindore.

Bazel