Disa tregtarë në Britani kanë ndaluar shitjen e dyshekëve pozicionues për gjumë të foshnjave, për shkaqe sigurie.
Rregullatori i shëndetësisë në Britani ka thënë ato mund të shkaktojnë ndalimin e frymëmarrjes që rezulton me vdekje.
Deri më tani këta dyshekë lidhen me 12 vdekje të foshnjave në Amerikë.
Qëllimi i tyre është që të mbajnë bebet në një pozicion specifik përderisa janë në gjumë.