Dy vjeçarja Mila Stauffer momentalisht është një ndër më të famshmet që po çmend rrjetet sociale. Profin e nënës së saj, e cila i poston videot e kësaj vajze të vogël, e ndjekin gati 2 milion e gjysmë njerëz, ndërsa Mila shpesh shfaqet edhe në faqen e njohur ‘9gag’.
Kjo vajzë flet për “problemet “ që kanë të rriturit, transmeton gazetametro.net.
https://www.instagram.com/p/BYpWNstDGx4/
Temat e saja janë djemtë e deri të tipat e sallave të sportit.
Kur nëna e saj e ka postuar videon e parë të vajzës në Instagram, për vetëm disa ditë atë kanë filluar ta ndjekin miliona njerëz.
https://www.instagram.com/p/BZSjLIoHjCl/
“Ajo është e lazdruar dhe e adhuron të aktrojë. Për këtë qëllim i bëjmë këto video, ajo kënaqet në to”, ka treguar nëna e saj.
Mila ka një motër dhe një vëlla më të madh të cilët i ndihmojnë për të gjetur temat për të biseduar.
https://www.instagram.com/p/BZp6paPn3BD/
“E mendojmë një temë apo ndonjë situatë dhe pastaj ajo i shton vet disa gjëra të ëmbla, ndërsa disa herë edhe unë i ndihmoj- i shtoj disa gjëra që të jetë më argëtuese. Gjysmën e thotë ajo, e gjysmën unë”, shprehet sinqerisht nëna e Milës.