Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“E ardhmja e antibiotikëve varet nga të gjithë ne”, shënohet Java Botërore për Antibiotikët

Lajme 20/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për antibiotikët po shënohet edhe në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se kjo javë synon të rrisë ndërgjegjësimin global për rezistencën antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira në mesin e publikut të gjerë, punonjësve shëndetësorë dhe krijuesve të politikave për të shmangur shfaqjen e mëtejshme dhe përhapjen e rezistencës antimikrobike.

Këtë vit moto e ËAAË është: E ardhmja e antibiotikëve varet nga të gjithë ne.

“AMR është një sfidë e madhe për sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Më 5 dhjetor 2018, Ministri i Shëndetësisë nënshkroi një Plan të ri Kombëtar të Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, për një periudhë 3 vjeçare. Ky plan, synon të ndërtojë kornizën e masave dhe ndërhyrjeve, për të kufizuar shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës antimikrobike në vendin tonë. Aktivitetet e planifikuara të planit të veprimit janë në përputhje me planin global të veprimit të OBSH-së për rezistencën antimikrobike dhe konkluzionet e Këshillit të Evropës për AMR. Agjensia Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (AICS) po e mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për të luftuar AMR”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Objektivat

Dy objektivat kryesore të takimit janë: të pasqyrohet puna e bërë nga Kosova në parandalimin dhe kontrollin e AMR, dhe të identifikohen fushat kryesore me përparësi që duhen adresuar dhe mbështetur nga komuniteti dhe qeveria ndërkombëtare, për të përparuar në një përgjigje të One Health ndaj AMR.

Fushëveprimi

Ky takim është një platformë për institucionet qeveritare, bashkësinë ndërkombëtare dhe donatorët që të mblidhen dhe të diskutojnë situatën aktuale në lidhje me rezistencën antimikrobike dhe fushat e veprimit të përbashkët për të adresuar këtë sfidë.

Ngjarja përfshin një fjalim hyrës, udhëzimet kryesore dhe diskutimet me institucionet qeveritare të ftuara, bashkësinë ndërkombëtare dhe donatorët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOda e Mjekëve dhe SHSKUK dënojnë sulmin ndaj ortopedit në Emergjencë
Artikulli i rradhës Roli i endorfinave në menopauzë : Si ti zvogëloni simptomat e menopauzës

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.