Prindërit Justin dhe Lauren Jones morën një udhë të gjatë, duke shëtitur gjithë shkretëtirën e gjatë 1.800 km.
Ky udhëtim nëpër shkretëtirën e Australisë zgjati për më shumë se 100 ditë, ndërsa terreni i kësaj pjese ishte vërtet ekstrem.
Por aq rrezik mund të ishte ky terren për të rriturit, por kur bëhet fjalë që me vete keni edhe një fëmijë vetëm një vjecar atëherë vështirësitë shtohen edhe më shumë.
“Ne dëshiruam që të sprovojmë veten në këtë, pasi na dukej që të ishim prindër ishte lehtë”, thotë nëna Lauren, shkruan MamaMia, transmeton Gazeta Shneta.
Më tutje ata shpjegojnë që dëshiruan që t’i paraqisnin fëmijës së tyre bukuritë natyrore, dhe që ai të ambientohej me këtë. “Vërtet kjo ishte e vështirë pasi që ne jetojmë në një apartament”, vazhdon më tutje rrëfimin Lauren.
Ndërsa prindërit më tej thonë që fëmija e tyre nuk ishte në rrezik, ‘’ne shikuam terrenin para se fëmija ynë të ecte, kështu ne mund ta ruanim atë nga gjarpërinjtë apo merimangat”, thotë nëna.
Dhe si çdo prind tjetër ata nuk e dinin se cfarë i priste në këtë udhëtim.
“Ne nuk e dinim se cfarë ishim duke bërë”, thotë Justin, ndërsa Lauren pohon se askush këtë gjë nuk mund ta kuptoj. /Gazeta Shneta/