E dhimbshme: Vdes infermierja shqiptare, lë pas vetes dy fëmijë

2021-03-03 në ora 10:03

Një infermiere nga Lushnja ka vdekur nga Covidi. Shoqata e Infermiereve e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Infermierja nga Lushnja ka ndërruar jetë pas betejës me këtë sëmundje. Shoqata e Infermierëve i shpreh ngushëllime familjes se Erjolës dhe kolegëve të saj”, mbyllet postimi.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj, ndërsa lajmi ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Në luftën me koronavirusin prej marsit të kaluar kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë.