Shpeshherë përdoret në rrethin tonë familjar, përkatësisht ndaj më të dashurve tanë, por pak nga ne e dinë kuptimin e fjalën “loçkë”.
Sidoqoftë, për shkak të frekuentimit të madh të fjalës nga viset shqiptare, është shprehur së fundmi edhe nevoja për të kuptuar se nga e ka origjinën kjo fjalë, shkruan Gazeta Shneta.
Për herë të parë këtë fjalë e ka përdorur shkrimtari i njohur mbarëkombëtar, Pjetër Bogdani, në vitin 1685 në fjalinë “i shkon në loçkë të zemrës”. Kjo fjalë derivon nga dy dialekte, si dhe arbëreshëve të Italisë.
Ndërkaq, në kuptimin e figurshëm, fjala “loçkë” nënkupton pjesën e brendshme të diçkaje, thelbi, shumë i dashur për dikë./Gazeta Shneta/