Ngjyra e gjelbër që të asocion me natyrën njihet si me e pranueshme për syrin e njeriut.
E një studim së fundmi ka treguar që ngjyra jeshile është një mjet për të lehtësuar dhimbjet.
Mohab Ibrahim, nga Universiteti i Arizonës, ndërmori këtë studim për shkak të mënyrës së pazakontë që vëllai i tij trajtonte dhimbjet e kokës.
Vëllai i tij i thoshte që nëse ulej afër pemëve , dhimbja e tij e kokës lehtësohej.
Në fillim teknika e vëllait nuk i bëri shumë përshtypje Ibrahimit , por kur ai vet pati një ditë dhimbje koke e nuk kishte ndonjë ilaç në afërsi, ai eci afër një parku dhe filloi të ndihej më mirë.
Pas kësaj Ibrahimi vendosi që të testonte efektin e dritës së gjelbër tek minjtë.
Kërkuesit vendosën një grup minjsh në një vend me dritë të gjelbër LED dhe një tjetër grup që ishte i bllokuar nga kjo dritë.
Studimi tregoi se grupi i parë ishte më tolerant ndaj dhimbjeve.
Shkencëtarët janë të sigurt në përfitimet dritës së gjelbër, por nuk janë akoma të sigurt se pse ndodh kjo gjë.