A e dini se mund t’i shmangësh goditjet e migrenës?

2017-03-09 në ora 11:09

Një studim i zgjeruar ndërkombëtar ka çuar në identifikimin e faktorëve kryesorë që shkaktojnë goditjet e migrenës. Lajmi i mirë është që shumë nga këto mund të kontrollohen, ose madje parandalohen me lehtësi.

Sipas studimit, stresi është një agjent shpërthyes i migrenës (është shkaku për 69% të rasteve), por edhe mungesa e gjumit luan një rol të madh.

Studimi përmend që edhe konsumi i alkoolit është një faktor i rëndësishëm rreziku për 25 % të personave që pësojnë shpesh goditje të migrenës.

Sipas studiuesve, përveç të sipërpërmendurave, edhe modifikimet e papritura në zakonet e jetës mund të shkaktojnë, në shumë raste, këto patologji.

Prandaj dhe gjasat janë që të ketë episode më të shpeshtë në fundjavë dhe gjatë pushimeve.