Një grua e dyshuar me koronavirus e paraqitur sot në Klinikën Infektive, ka rezultuar negative në analizat e kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Nga IKSHPK kanë thënë se pacientja nuk është infektuar me koronavirus. “Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në një deklaratë nga Instituti.
13:43 – Një rast i dyshimtë me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK
Një rast i dyshimtë me koronavirusin e ri Covid-19 po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.
Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia gjatë një konference në Klinikën Infektive ku u përurua laboratori i ri mikrobiologjik së bashku me ambasadorin italian, shkruan Gazeta Shneta.
“Të shtunën kanë qenë dy raste të dyshuara sepse kanë pasur simptoma të gripit të zakonshëm dhe kanë qenë në Itali gjatë kohës kur ndodhi përhapja e koronavirusit, janë shqetësuar dhe kanë ardhur me vetëdëshirë me u sqaru nëse janë apo pozitiv apo negativ dhe fatmirësisht dolën negativ. Sot e kemi edhe një rast për të cilin presim rezultatet brenda dy orëve”, ka deklaruar ministri Vitia. /Gazeta Shneta/