Çdo njëri po flet për këtë “selfie” të kësaj gruaje, të realizuar në dhomën e lindjes duke kapur mbrapa motrën e vet duke lindur. Është qesharake, ashtu si vetë storja që qëndron prapa saj.
Kimberly Ramirez gjithmonë i thoshte motrës së saj, Kat Armendariz, se ajo kurrë nuk do të kishte fëmijë. Pra, kur Ramirez përfundimisht lindi fëmijën e saj të parë, sigurisht Armendariz gjendej në çastin e duhur për ta fotografuar momentin e rëndësishëm.
Pra, Armendariz, tani një nënë e pesë fëmijëve, e dinte saktësisht se çfarë të bënte kur motra e saj ishte e vendosur të lindte: Ajo realizoi një fotografi ndërsa motra e saj përjetonte dhimbje të forta në shtratin e spitalit pas saj, të cilën më pas e postoi në rrjete sociale me mbishkrimin “Të thosha.”
Dhe jo, nuk fotografia nuk ishte diçka spontane. Në të vërtetë, Armendariz kishte planifikuar ta realizonte këtë fotografi muaj më parë.
Ajo i tregoi Fit Pregnancy se fotografinë e postoj me lejen e motrës së saj./Gazeta Shneta/