E jashtëzakonshme: Tri lindje me binjakë në Gjinekologji të QKUK-së

2017-04-13 në ora 08:05

Dita e djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ka qenë e jashtëzakonshme dhe mjaft e frytshme.

Tri nëna kanë lindur binjakë djem, bëhet e ditur nga raporti i Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërsa në total kanë lindur 39 bebe, 23 djem dhe 16 vajza.

17 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 20 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/