Fotografia: Getty Images/Brand X
Larja e duarve, qoftë ajo para se të ulet në tryezë për të ngrënë vaktin e ditës apo duke kryer ndonjë aktivitet tjetër, është esenciale për shëndetin e fëmijëve.
Meqenëse fëmijët janë më të ekspozuar ndaj mikrobeve, pasi që ambientet ku ata lozin dhe gjërat që prekin janë të mbushura me mikrobe, rekomandohet që ata t’i lanë duart para dhe pasi të kenë ngrënë vaktin e ditës, pasi të kenë shkuar në tualet, pasi të kenë ngjyrosur apo shkruar në fletore, pasi të kenë prekur kafshët dhe pas qëndrimit në vende publike, transmeton Gazeta Shneta.
Para së gjithash, fëmijët duhet të dinë edhe metodën efikase për largimin e mikrobeve, përmes larjes së duarve të tyre.
Kjo është rruga që ata duhet të ndjekin:
– Ti lajnë duart me ujë të ngrohtë
– Larja duhet të shoqërohet edhe me sapun, qoftë ai antibakterial apo vetëm i duare
– Fëmijët duhet t’i lajnë pëllëmbët, pjesën e sipërme dhe hapësirat në mes gishtave
– Shpëlarja duhet të bëhet mirë, asi soji që të largohet i gjithë sapuni
Sipas ekspertëve mjekësor, kalimi i kësaj praktike në rutinë do të ishte pozitive për shëndetin e fëmijës apo foshnjës./Gazeta Shneta/