Testi i shtatzënisë, me sa duket ka një periudhë të caktuar, për saktësimin e fekondimit.
Kjo periudhë thuhet të jetë dy javë nga fekondimi, apo edhe në qoftë se menstruacionet janë me vonesë. Ovulacioni ndodh në mes të ciklit apo përafërsisht në ditën e 14-të.
Sperma mund “të mbijetojë” edhe deri në pesë ditë në trupin e femrës, kështu që ekziston mundësia që të ngeleni shtatzënë në periudhën pas disa ditësh pas marrëdhënies seksuale.
Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet vrullshëm në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme në femra të ndryshme, kështu që nuk mund të konstatohet java e shtatzanisë në bazë të nivelit të hormonit.
Këshillohet të prisni të paktën 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta për rezultatin që do të tregojë testi./Pernenat.al/