Nëse keni pasur një fëmijë në familje apo një fëmijë tuajin, e dini se të sapolindurit e urrejnë nëse ju uleni. Ata sillen si rreshterë të vegjël që i detyrojnë prindërit të tregohen të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në këmbë kur i mbajnë në krahë dhe nëse këta të fundit ndalojnë, bebat fillojnë të qajnë.
Por pse ndodh kështu? Ç’ndryshim ka për një fëmijë nëse prindi qëndron ulur apo në këmbë?
Përgjigjja ka të bëjë me gatishmërinë për arratisje, një gjendje e zhvilluar që nga njerëzit e parë në tokë, të cilët qëndronin gjithnjë gati për t’u arratisur nga grabitqarët. Kur personi që ju mban në krahë është i ngritur, kjo të jep ndjesinë se ai është gati për të vrapuar nëse dikush vjen.
“Përgjigja e qetësimit të foshnjave kur nëna qëndron në këmbë, vjen nga një koordinim i disa eksponentëve qendrore, motorike dhe kardiake”, sipas autorëve të një studimi të 2013 në Current Biology.
Foshnjat nën moshën gjashtë muajshe që mbaheshin në krahë nga një nënë që qëndronte në këmbë dhe që më pas ndalonte, fillonin menjëherë të qanin dhe shtuan me shpejtësi rrahjet e zemrës. Pra të qëndruarit në këmbë ndërsa mban bebin mund të jetë rraskapitëse për prindërit, por mund të jetë gjithashtu një dobi evolucionare. Përgjigjet qetësuese mund të rrisin probabilitetin e mbijetesës të foshnjës.
Për studimin, shkencëtarët i bashkëngjitën EKG 12 foshnjave të shëndetshme dhe u kërkuan nënave të tyre t’i vendosnin në një krevat fëmijësh, t’i mbanin ata ulur ose t’i mbanin në këmbë rreth dhomës për 30 sekonda. Rezultatet konfirmuan atë që shumica e prindërve tashmë e dinë – foshnjat ndihen rehat kur ecni dhe kur qëndroni në këmbë. Rrahjet e zemrave të foshnjave ngadalësoheshin pas relaksimit sa herë që nënat e tyre ngriheshin në këmbë.
Kjo gjetje shërben për të qetësuar fëmijën edhe pas vaksinave të dhimbshme apo pas stuhive të frikshme, thjesht duhet të filloni të ecni.
Ky studim gjithashtu mund të parandalojë që prindërit të mos reagojnë keq ndaj të qarave të foshnjave. Mirëkuptimi i foshnjave për arsyen përse qajnë kur ju nuk lëvizni do të ishte më i dobishëm për të gjithë prindërit./pernenat