Një kohë të gjatë kanë qarkulluar lajme të shumta në mediet sociale rreth asaj se Nora Istrefi dhe Tuna nuk shkojnë së bashku, e dyshimet vetëm se u forcuan kur në ditëlindjen e Tianit mungonte Nora, këtë e ka konfirmuar bashkëshorti i Norës, Robert Berisha.
Roberti ishte i ftuar tek emisioni i Rudinës, dhe më në fund foli hapur rreth kësaj edhe përse tentoi të arsyetohej përse nuk kishin marrë pjesë në ditëlindjen e Tianit.
“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më”, thotë Roberti në mënyrë të prerë. Por, kësaj i duhej edhe një justifikim.
Sipas Robertit, Nora asnjëherë nuk ka pasur probleme me shoubiz për gjithë këto vite karrierë. Ajo ka pasur raporte të mira me të gjithë në këto 15 vite karrierë, dhe është shumë e dashur për publikun.
“Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap. Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” shton më tej Roberti duke aluduar se pas këtij emisioni do të marrin fund të gjitha thashethemet.
Roberti, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por kur Tuna të mos jetë.