Tracy Maguire kujton momentin kur pa që mjekët vendosën një shtupë në hundën e foshnjës së saj tre javësh për të vërtetuar nëse ishte e prekur nga koronavirusi.
Nëna e re thotë se ishte një nga gjërat më të vështira që ajo ka parë shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
E lindur para kohe, bebja Peyton u diagnostikua me Covid-19 në vetëm tre javë.Ardhja e saj më 26 Mars – tetë javë para datës së caktuar të saj – kundërshtoi të gjithë planifikimin e familjes.
Tracy i tha BBC Radio se kur dëgjoi që foshnja e saj ishte njëra nga pacientët me virusin më të ri në vend ishte traumatike.
“Ata thanë është mirë, mos u frikëso – por ajo ka testuar pozitive për koronavirusin”, “tha Tracy.
Peytonit iu dha steroide për të ndihmuar në forcimin e mushkërive të saj dhe mori një kujdes “të mahnitshëm” nga infermieret neonatale në ditët që pasuan diagnozën e saj.
Me kalimin e ditëve, numri i vdekjeve në Skoci të shkaktuara nga virusi vazhdoi të rritet – por, bebi Peyton u shërua./GazetaShneta/