Një mashkull transgender ka lindur beben e tij tashmë!
Trystan Reese nga Oregon, kishte lindur femër por kishte filluar të konsumoj hormone thuajse një dekadë më parë. Këto hormone, ai ndaloi së konsumuari kur kuptoi se kishte ngelur shtatëzënë me beben, të cilin tashmë e ka lindur, dhe e ka quajtur Leo.
z.Reese kishte përjetuar njëherë një abort herën e fundit kur kishte ngelur shtatëzënë, dhe humbi shpresat se do të mund të ketë fëmijë ndonjëherë në jetë. Por, fatmirësisht rrjedha e jetës së Reese eci në anën e kundërt, dhe mërzisë së tij i erdhi fundi këtë vit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Për ndryshe, i ati i Leos është i martuar me Biff Chaploë, të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë të adobtuar.
Shoqëria dhe familja e këtij çifti simpatik, ka qenë gjatë tërë kohës përkrahëse në vendimet e tyre jetësore, por telashet më të mëdhaja ata kanë përjetuar nga disa persona më të largët, të cilët nuk kanë rreshtur së shkruari komente negative për vendimin e martesës dhe fëmijë, që kanë marrë tashmë. /Gazeta Shneta/