Bazuar në traditën e lashtë aziatike, grupi i gjakut të një personi tregon shumë për personalitetin, temperamentin, dhe mardhënien e tij/saj me të tjerët. Kjo ka ngjashmëri të përafërt me misterin se si shenjat e astrologjisë janë përceptuar se kanë ndikim të madh në jetën e një personi, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Gjej personalitetin tënd duke lexuar për lidhshmërin e tij me grupin e gjakut:
Grupi i gjakut A
Megjithëse shumë të qetë për nga jashtë, këta persona kanë standarde dhe kërkesa të larta, prandaj për brenda janë tejet nevrik. Grupi A, është grupi më artistik i gjakut. Këta persona që kanë këtë grup gjaku, mund të jenë të marrueshëm, të besueshëm, dhe të ndjeshëm.
Grupi 0
Në këtë grup bëjn pjesë njerëzit shumë të shoqëruar. Këta janë iniciator, edhe pse shpesh herë lënë pa përfunduar një punë që kanë nisur.
Kreativ dhe të popullarizuar, kanë qejf të jenë në qendër të vëmendjes dhe të duken me vetbesim para të tjerëve.
Grupi AB
Këtë grup gjaku kanë personat, personalitetet e të cilëve janë kontraverse. Ata mund të jenë të lirshëm dhe të marrueshëm, të ndrojtur apo konfident. Derisa mbajnë përgjegjësi për vete, pesha e rënde e përgjegjësive mund t’iu shkaktoj goxha problem. Këtyre personave mund t’iu besoni dhe t’i kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë.
Grupi B
Ky personalitet do të nis një detyrë dhe do ta përfundoj deri në detajin e fundit të saj. Ata janë të orientuar nga mendja e fuqishme dhe qëllimet e tyre në jetë. Grupi B i gjakut janë individualistët e të gjithë listës së grupeve të gjakut, dhe kanë aftësi të gjejn rrugën të vetëm për të bërë jetë të suksesshme. /Gazeta Shneta/