Shkenca ka treguar se foshnjat kuptojnë shumë më tepër sesa mendojmë. Ato kanë aftësinë për të njohur fjalët, për t’iu përgjigjur dritës, dhe madje ta njohin erën e nënës së tyre.
Është me të vërtetë e pabesueshme të mendosh se ata gjithashtu mund t’i përgjigjen stimujve të ndryshëm, si tregimet e gjumit dhe muzika e butë. Megjithatë, një studim i ri gjeti një informacion edhe më të shquar: Fëmijët mund të identifikojnë gjuhët dhe nëse janë të njohur ose të huaj.
Një studim i bërë nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kansasit zbuloi se ndërsa foshnjat nuk e kuptojnë se çfarë janë fjalët, ata mund ta kuptojnë ritmin e gjuhës.
Studimet e kaluara kanë treguar tashmë disa rezultate që provojnë se foshnjat kanë një kuptim të ritmeve gjuhësore dhe mund t’i tregojnë ato veç e veç. Në këto studime të kaluara, kjo është matur duke shikuar sjelljen e një fëmije.
Rezultatet treguan se fetuset kishin ndryshime në shkallën e zemrës pas dëgjimit të një gjuhe të panjohur. Rrahjet e zemrës ndryshonin midis dëgjimit të gjuhës angleze dhe japoneze. Anglishtja ishte gjuha “e njohur” dhe japonishtja “e panjohur”.
Duket sikur ne i mësojmë bazat e gjuhës para se të lindim! Trupi i njeriut është i mbushur me befasi./Gazeta Shneta/