Louis Hines, një grua shtatzënë, u detyrua të lindte në rrugë, pasi që u refuzua nga spitali, sipas mediave britaneze.
Spitali e kishte refuzuar për arsye se nuk e shihnin të arsyeshme që ta fusnin në sallën e operacionit, meqenëse , sipas idesë së tyre, ende nuk është gati të lind.
Megjithatë, me të kthyer në shtëpi, në mes të rrugës ndodhi diçka e çuditshme.
“Ishte 22 dhjetori i vitit të shkuar.
“Disa pjesë të kësaj historie të çuditshme janë akoma shumë të zjarrta në kujtesën time. Mbaj mend që u shtriva dhe shihja fytyrat e kalimtarëve rreth meje. Më kujtohet se si ndjeja gjymtyrët e bebes time teksa dilte nga trupi. Po ashtu më kujtohet që u kam thënë të gjithëve që ai ka dalë në pizhamat e mia. “Është këtu”, thashë dhe po shihja fytyrën e habitur të bashkëshortit tim. Nuk e mbaj mend kur jam ngritur nga trotuari apo fytyrat e gëzuara të kalimtarëve që thirrën: “Është një mrekulli Krishtlindjesh””.
Zonja Hines thotë se shumë të huaj nxituan ta ndihmojnë, njëri e mori në karrocë dhe një mjek jashtë detyre hapi rrugën mes turmës për të deklaruar se fëmija është i shëndetshëm.
“Disa prej njerëzve nga turma mbërritën më vonë në spital, një prej tyre ishte një person i lumtur nga Venezuela”.
Autoritetet thonë se kanë nisur një hetim të brendshëm për çështjen e refuzimit nga spitali.
Ndërkohë në rrjet ka nisur kërkimi për të zbuluar se kush ishte ajo kalimtare që hoqi shaminë e saj për të mbështjellë beben e porsalindur./Mapo/