Një foshnje ka vdekur ende pa parë me sy dritën jashtë barkut të nënës.
Ngjarja e rëndë është shënuar pak ditë më parë, por vetëm dje në Policinë e Vlorës ka bërë kallëzim babai ndaj mjekëve të cilët, sipas tij, nuk kanë dhënë përgjigje bindëse ndaj ngjarjes së rëndë.
” Panorama” mëson se ka qenë shtetasi F. H., 36 vjeç, i cili ka bërë se me datë 27.05.2017, bashkëshortja e tij, me iniciale P. H., 31 vjeç, ka kryer vizitë në Spitalin e Vlorës.
Por, në vend që të mësonte një lajm të mirë, aty ka mësuar se foshnja e saj ka qenë e vdekur në bark.
Referuar dëshmisë së bashkëshortit të saj në Polici, ai ka deklaruar se mjekët nuk kanë dhënë përgjigje bindëse për vdekjen e foshnjës. Sipas bluve, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit dhe po hetohet për çështjen./Gazeta Shëndeti/