Një bebe nga Kina ka lindur me 15 gishta të dorës dhe 16 gishta të këmbëve, për shakak të një rasti ekstrem të një sëmundje të rrallë.
Djaloshi tre muajsh, i quajtur Hong Hong, kishte lindur në një fshat të Kinës, Zhongping. Ai tani vuan nga kjo gjendje ekstreme e polidaktilit, e cila është anomali fizike e lindur, që mund të shfaqet tek njerëzit, qentë, dhe macet, duke iu dhënë numër më të madh të gishtërinjëve në këmbë dhe duar, shkruan Kid Spot, transmeton Gazeta Shneta.
Tani, pasi që shokimi ka përfunduar, familja e të voglit po shpreson të grumbullloj të holla mjaftueshëm për t’i bërë një operim të birit, në mënyrë që të korrigjohet ky sindrom.
Operimi kirurgjikal mund të shëronte polidaktilizmin dhe fatmirësisht do t’i ofronte fëmijës një jetë normale, pa stigma dhe presione shoqërore apo vështirësi të ndryshme që mund t’i paraqitet në jetë pas lindjes. /Gazeta Shneta/